Mbreti Felipe VI ka bërë një paraqitje publike të rrallë, duke iu drejtuar kombit në lidhje me referendumin në Katalonia dhe duke akuzuar qeverinë katalanase për shkaktimin e një “pakënaqësie të papranueshme”.
Megjithatë, në fjalimin e tij është fshehur një mesazh sekrey, shkruan portali arbresh.info
Sigurisht që gjatë fjalimit është shfaqur publikimi i flamurit spanjoll, së bashku me flamurin e BE-së.
https://twitter.com/FcoSerrato/status/915317041577459713?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2F2017%2F10%2F04%2Fhidden-message-in-spain-king-catalan-message
Një laptop i vendosur në anën e majtë të monarkut, dëshironte të bënte me dije se ai ishte i vetëdijshëm dhe ishte i lidhur direk edhe mediat sociale, por piktura në sfond është ajo që ka zgjuar polemika.
Në njëfar mënyrë, ai shfaqi autoritetin historik.
Në pikturë është shfaqur një portret i Charles III, paraardhësi Bourbon i mbretit aktual që imponoi gjuhën spanjolle (kastiliane) në kurriz të katalunasve në sistemin arsimor më 1768.
https://twitter.com/____tuan/status/915291137992269826?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2F2017%2F10%2F04%2Fhidden-message-in-spain-king-catalan-message
Në dekretin e tij, Mbreti Charles III vendosi sanksione duke përfshirë edhe burgim për mësuesit që shkelin ligjit.
Megjithatë, mediat spanjolle theksojnë se piktura nuk ishte varur me qëllim. Ato theksojnë se piktura ka qëndruar aty që nga renovimi i apartamentit mbretëror para tri vitesh./arbresh.info/
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...