Google ADS

“Ai vlen më shumë se Neymari”

22:46 | 4 Tetor 2017
Arbresh Info

Analisti në ‘Sky Sports’, Tony Gale insiston se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, do të ishte një tarifë edhe më të madhe sesa Neymar në transferimin e tij te Paris Saint Germaini.

Reprezentuesi i Brazilit kaloi nga Barcelona te gjiganti në Liga 1 për një tarifë prej 222 milionë euro duke thuyer rekord botëror, transmeton portali arbresh.info.

Harry Kane ka shënuar 13 gola për klubin dhe vendin e tij deri tani këtë sezon
Harry Kane ka shënuar 13 gola për klubin dhe vendin e tij deri tani këtë sezon

Nga ana tjetër, Real Madridi besohet se është i gatshëm të ofrojë 200 milionë euro për reprezentuesin e Anglisë për të siguruar shërbimet e tij si pasojë e rënies së formë së Cristiano Ronaldos.

“Mendoj se ai vlen më shumë se Neymari. Harry shënon gola dhe golat janë e gjitha”, ka thënë Gale.

Tottenhami besohet se nuk do të shes 24-vjeçarin, i cili është tani njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme