Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka vizituar Moskën gjatë ditës së sotme, duke shënuar kështu vizitën e parë të ndonjë monarku saudit në Rusi.
Si pjesë e udhëtimit katër-ditor, mbreti duhet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, ku pritet të bisedojë në Kremlin në tregun global të naftës dhe konfliktin në Siri, transmeton portali arbresh.info
Lidhjet mes dy vendeve në të kaluarën kanë qenë të tensionuara. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, saudistët ndihmuan rebelët afganë që luftonin kundër pushtimit sovjetik.
Kohëve të fundit, tensionet ishin rritur edhe më shumë për shkak të luftës në Siri, ku Rusia hapur ka mbështetur Presidentin Bashar al-Assad, ndërsa Arabia Saudite ka mbështetur armiqtë e tij.
Megjithatë, marrëdhëniet kanë filluar të përmirësohen në vitet e fundit dhe trashëgimtari i Mbretit Salman, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, ka mbajtur disa takime me Putinin.
Mbreti në takim është përcjellur nga një delegacion masiv i biznismenëve sauditë dhe të vendet pritet që të diskutojnë për marrëveshje të reja investimi, duke përfshirë sektorin e energjisë.
I pyetur se a do të ndryshojnë gjërat pas takimit me mbretin saudit, Putin ka thënë: “ A ka ndonjë gjë nuk ka ndryshuar? Të gjitha gjërat ndryshojnë”./arbresh.info/
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...
Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitar...