AS Roma ka publikuar bilancin e tyre duke konfirmuar që klubi ka pasur një humbje prej 42 milionë euro gjatë periudhës qershor 2016 – qershor 2017.
“Giallorossët” miratuan buxhetin i cili do të ratifikohet në takimin e aksionarëve më 26-27 tetor, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është një humbje e madhe në krahasim me vitin e kaluar, ku 14 milionë euro ishte shifra negative.
Për shkak të humbjes në ndeshjet e play-off’it në Ligë të Kampionëve dhe pjesëmarrjen në Evropa Ligë, turne më pak fitimprurës, ka ndodhur kjo rënie.
Klubi është përpjekur për ta zvogëluar humbjen prej 48.8 milionë euro nga rezultati duke reduktuar çmimin e personalit për afro 10 milionë euro./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...