Sapo e mori detyrën nga kryeministri, Ministri i Financave, Bedri Hamza, u zotua se do ta trajtojë me urgjencë çështjen e qenve endacak.
Ai tha se do t’u dërgojë letër komunave, duke iu kërkuar të përpilojnë një plan të qartë se sa mjete u duhen për trajtimin e tyre.
Por, në Komunën e Prishtinës, nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga Qeveria deri tani. Prandaj, këtu thonë se do vazhdojnë të veprojnë sipas planit ekzistues.
Të kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtarët e ministrisë së Financave deklaruan se po merren me këtë çështje dhe se do të iu kërkojë komunave planet e tyre, brenda mundësive buxhetore.
Në këtë mënyrë, synohet që të trajtohet kjo problematikë , pasi që me fillimin e vjeshtës janë shpeshtuar rastet e sulmeve nga qentë endacak.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...