Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë një tubimi me elektoratin në Rahovec, ka thënë se kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu do të jetë kryetar i ardhshëm i Rahovecit dhe ai do të zbatojë projekte të mëdha në këtë komunë.
Hoti ka theksuar se kanë kaluar saktësisht dhjetë vjet që kur LDK nuk është në krye të qeverisjes në Rahovec, por kjo do të ndodhë më 22 tetor.
“Kryeziu e ka përkrahjen e plotë të të gjitha strukturave të LDK-së, duke qenë se është një patriot, punëtor dhe aktivist i madh. Kryeziu që në vitet e 90-ta kishte siguruar bursa për studentë, përfshirë edhe vetë mua”, ka pohuar Hoti, i cili e ka falënderuar edhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, nën drejtimin e të cilit Qeveria e Kosovës në Rahovec ka investuar më tepër se shtatë milionë euro.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se Ibrahim Kryeziu po kthehet në kohën më të duhur për të udhëhequr Rahovecin. “Programi ynë është më i miri dhe do ta zhvillojë Rahovecin, sidomos në ato degë për të cilat ju jeni të shquar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi është prioritet mbi prioritetet për ne”, pohoi kreu i LDK-së.
Ai shtoi se e kemi qeverisur vendin dhe nëntë komuna, ndërsa nuk e kemi pasur asnjë aferë, prandaj kemi të drejtë ta kërkojmë votën tuaj, duke u premtuar se do ta keni përkrahjen tonë të plotë.
Kandidati i LDK-së për Rahovecin, Ibrahim Kryeziu tha se ne do ta bëjmë ndryshimin e madh, sepse Rahoveci ka mbetur aty ku e kemi lënë ne në vitin 2007. “Rahoveci duhet ta ketë zhvillimin ekonomik dhe perspektivën që e meriton”, ka thënë Kryeziu, duke kritikuar qeverisjen e papërgjegjshme të udhëheqjes së deritashme.
Ai është shprehur i bindur se zgjedhjet e 22 tetorit do ta përcaktojnë edhe fatin e qeverisjes qendrore, e cila, sipas sij do të jetë jetëshkurtër.
Kandidati i LDK-së për kryetar ka folur për secilën pikë të programit qeverisës, duke e vlerësuar atë si alternativën më të mirë. Bujqësia, infrastruktura, shëndetësia, arsimi, kultura, sporti e të tjera kanë qenë pikat kryesore të programit të LDK-së për Rahovecin.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?