Google ADS

Sadiku tregon se çfarë mesazhi morri prej De Biasit para takimit me Spanjën

19:06 | 4 Tetor 2017
Arbresh Info

Pas dëmtimit të Sokol Çikalleshit, e vetmja pikë referimi në sulmin e Kombëtares shqiptare mbetet Armando Sadiku.

Sulmuesi 26-vjeçar do të ketë barrën mbi shpatulla për të udhëhequr i vetëm repartin e avancuar, me shpresën e madhe për një mrekulli në dy sfidat spektakolare ndaj Spanjës në 6 tetor dhe ndaj Italisë në 9 tetor.

Në konferencën për shtyp para gazetarëve, Sadiku nuk e ka mohuar dëshirën për të gjetur rrugën e rrjetës në të dy sfidat, si dhe tregon për mundësitë që Kombëtarja ka për të marrë një rezultat pozitiv.

Ndër të tjerash, futbollisti ka zbuluar se ka marrë një mesazh nga ish-trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi.

“Nuk është se kam pasur ndonjë kontakt, thjesht i kam dërguar një mesazh, e kam uruar për detyrën e re. Nuk kam pasur ndonjë komunikim të gjatë”.

“Para 2-3 ditësh më ka shkruar një mesazh, në qoftë se fitoni ndaj Spanjës, do t’iu bëjnë heronj në Itali”, tha Sadiku.

Ndryshe, kombëtarja shqiptare të premten do të jetë mysafire e Spanjës ndërsa të hënën do të takohen me Italinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme