Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi. Ministri Reçica e njoftoi Sardi për gjendjen në ministri dhe veprimit që do të ndërmerr lidhur me planin e tij qeverisës.
Gjithashtu, Ministri Reçica siguroi Sardi se MPMS do të jetë e përkushtuar në zbatimin e obligimeve të marra nga komuniteti ndërkombëtar e në veçanti zbatimin e agjendës Evropiane.
Ambasadori Sardi e uroi Ministrin për punën e tij dhe e siguroi se edhe ambasada Italiane dhe vet shteti Italian do të bashkëpunojnë ngusht me Kosovën, me qëllim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.
Në fund, Ministri Reçica dhe Ambasadori Sardi u dakorduan që të intensifikohen takimet dhe të bashkëpunohet edhe më tej në fushat të cilat MPMS ka nevojë.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të