Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim delegacionin e FMN-së, që udhëhiqej nga Jacques Miniane, shef i misionit për Kosovën i Fondit Monetar Ndërkombëtar, departamenti i BE-së.
Kryeministri Haradinaj falënderoi Miniane-n për bashkëpunimin në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit buxhetor dhe financiar të Kosovës.
Kryeministri është zotuar për bashkëpunim të afërt me FMN-në edhe në të ardhmen.
Miniane ka theksuar se Kosova ka një politikë të disiplinuar financiare dhe se duhet të vazhdojë në këtë kurs.
Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, do ta zëvendësojë Stephanie Eble.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...