Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare gjithmonë synon të lë gjurmë në çdo ndeshje me “Kuqezinjtë”.
Ylli i Shqipërisë, Armando Sadiku pretendon se gjithmonë përpiqet për të dhënë zemrën në fushë për skuadrën kombëtare, shkruan portali arbresh.info.
“Gjithmonë kur vijë në ekipin kombëtar mendoj se do të vijë dhe do të lë gjurmë në çdo ndeshje”, ka thënë Sadiku në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e mërkurë).
“Edhe në ndeshjet kur kam munguar për arsyeje lëndimi apo si hera e fundit që isha i sëmurë, si ta them qajë për brenda meje sepse nuk jam në fushë”
“Në çdo ndeshje me ekipin kombëtar kërkojë të lë gjurmë dhe të bëjë gjithçka që askush nuk e ka bërë sepse kam besim të vetja ime, edhe çdo ndeshje kur vijë në ekipin kombëtar e jap më të mirën time edhe në qoftë se nuk jam në formën mirë, mundohem që ta jap zemrën në fushë ta ndihmojë ekipin dhe siç e thashë të lë gjurmë në çdo ndeshje për objektivat e mia personale”, përfundoi 26-vjeçari.
Sadiku ka shënuar tri herë brenda katër ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info/
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3
Nëna nga Prishtina raporton të zhdukur djalin e saj të mitur
Arrestohet gjilanasi, sulmoi dhe ofendoi zyrtarin policor
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...