Një ngjarje tejet shqetësuese dhe e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bashkinë e Pukës në njësinë administrative Gjegjan.
Rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit. Mendohet se shkak i këtij helmimi masiv kanë qenë dezinfektantët që janë përdorur për pastrim në klasat ku nxënësit mësojnë.
Opinion.al ka siguruar edhe fotot e fëmijëve që po u jepet ndihma e parë mjekësore. Burimet thanë se 27 fëmijë kanë marrë mjekim në ambulancën e Gjegjanit, 3 në spitalin e Pukës dhe 2 të tjerë në spitalin e Rrëshenit. Fotot dëshmojnë qartë edhe gjendjen e mjeruar të spitalit dhe mungesës së kapaciteteve ku janë shtrirë 2 fëmijë në një shtrat për të marrë serumin. /Blitz.al
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...