Sokol Cikalleshi nuk do të luajë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Cikalleshi ka pësuar një lëndim në stërvitje. Lajmi është konfirmuar nga FSHF, pasi testeve që ka kryer lojtari, ndërsa shërimi i tij do të zgjatë tre javë.
“Sulmuesi Cikalleshi dëmtohet nuk mund te aktivizohet me Spanjën dhe Italinë.
Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit Sokol Cikalleshi ka pësuar një dëmtim gjatë seancës së djeshme stërvitore. Gjatë rezonancës së kryer sot rezulton se rikuperimi i tij kërkon deri në 3 javë kohë. Kështu Cikalleshi nuk do të mund të luajë dy takimet zyrtare eliminatore. Ai do të niset nesër drejt klubit të tij për të nisur periudhën e rehabilitimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...
Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS:...
Granit Xhaka e Leverkuseni nisin sot aventurën në Champions ...
Putin: Rusia po rrit prodhimin e dronëve
I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit, Gert Bogdanit