Kabineti i presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, sot zyrtarisht ka konfirmuar se është shtyrë vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Zagreb.
“Për arsye të zhvillimit më të ri dhe atmosferës e cila nuk i kontribuon ndërtimit të besimit reciprok, presidentja e Republikës së Kroacisë ka vlerësuar se në këtë moment nuk ekzistojnë parakushte për realizimin e vizitës. Në kontaktet e të dy kabineteve është arrituir pajtueshmëri për shtyrjen e vizitës, e cila ishte e planifikuar deri në fund të këtij viti”, thuhet në deklaratën e palës kroate, që është nënshkruar nga Ivana Cërniq, zëdhënëse e presidentes kroate.
Në këtë deklaratë pastja theksohet se Kolinda Grabar-Kitaroviq, disa herë ka theksuar se dialogu nuk ka alternativë në raportet me të gjithë fqinjët, përfshirë Serbinë, dhe se me nënshkrimin e “Deklaratës së Suboticës” kanë filluar të krijohen parakushtet për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?