Siç mund ta keni parë edhe të qarkullojë në rrjete sociale, Arieli – djali me origjinë shqiptare i cili grimon motrat Kardashian-Jenner do të jetë në Shqipëri për të zhvilluar një klasë ‘tutorial’ për të gjithë të apasionuarit pas makeup-it.
Në një lidhje me Skype mëngjesin e sotëm, Ariel ishte i ftuar në emisionin “Wake up” me Enon, Islin dhe Orin.
Ariel u shpreh se është mjaft i lumtur që do të vijë sërish në Shqipëri pasi ka qenë edhe dy herë të tjera dhe atij i pëlqen shumë ushqimi këtu. Gjithashtu Ariel zbuloi se jeton në të njëjtën shtëpi me Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërie Hadërgjonajt, që prej vitesh tashmë jeton në SHBA.
Sa i përket familjes Kardashian-Jenner, Ariel zbuloi se ndihet mjaft mirë pranë tyre, pasi ato janë vajza që punojnë shumë dhe ja bëjnë qejfin vetes prej kësaj pune të madhe që bëjnë, e cila ju jep edhe luksin të ndihen mirë me veten dhe të tjerët.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...