Nuk ka gjë më të shëndetshme sesa ilaçet e përgatitura vetë.
Për opsionet natyrale, zakonisht ilaçet mund t’i përgatisni në shtëpi. Sot do të flasim për hudhrën dhe mjaltin. Për të gjithë ata që tashmë ende nuk e dinë, hudhra dhe mjalti mund të përzihen bashkë, duke krijuar një preparat të hatashëm për shëndetin.
VETITË SHËRUESE TË HUDHRËS
Para së gjithash, duhet të theksojmë se hudhra ka veti të shumta shëruese. Kjo është dëshmuar dhe parandalon shumë gjendje, si: Arterosklerozën, Sulmin në zemër, Sëmundjet e zemrës, Nivelin e kolesterolit, Shtypjen e gjakut. Po ashtu, është ushqim që kontrollon simptomat e diabetit, çështjet që lidhen me prostatë dhe osteoartriti. Hudhra po ashtu është opsion për ta detoksuar trupin, eliminon helmet dhe e forcon sistemin imun. Hudhra është e pasur me vitamina B6, mangan, selen dhe fibra. V
ETITË SHËRUESE TË MJALTIT
Mjalti është produkt i pasur me antioksidues, enzima, minerale (hekur, zink, kalium, kalcium, fosfor, magnez dhe selen), si dhe vitamina (B6, timinë, riboflavinë dhe niacinë). • Është prodhim i mirë për ta lehtësuar tretjen. Mjalti ndihmon në mbajtjen dhe ruajtjen e peshës aktuale, falë faktit se është zëvendësues i duhur për sheqer. • Përmbajtja e tij me vitamina dhe minerale ndihmon në ekuilibrin e nivelit të kolesterolit. Mjalti është burim i shkëlqyeshëm për energji.
PËRGATITJA E TRETMANIT NATYRAL ME MJALTË DHE HUDHËR
Përbërësit: 1 kokë hudhër (10 ose 12 thelpinj), 1 gotë mjaltë (335 g), Lugë prej druri, Një kavanoz prej qelqi. Përgatitja: Së pari, duhet t’i qëroni thelpinjtë e hudhrës. Më pas, shtoni ato në kavanozin prej qelqit. Derdhni mjaltin sipër hudhrës dhe e përdorni lugën e drurit për t’i përzier. Këtë përzierje e ruani në një vend të errët, me temperaturë të dhomës. Pas kësaj kohe, është i gatshëm për ta konsumuar.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...