Google ADS

Haradinaj: Kosova ka vështirësi të kyçet në Zonën Ekonomike Rajonale (VIDEO)

11:56 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që kishte me drejtorin e për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian ka folur edhe për “Procesin e Berlinit”e që është një fazë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë se Kosova është e interesuar që përmes këtij procesi të merr pjesë në zhvillimet rajonale por ka ende vështirësi.

“Zonë ekonomike ashtu si është prezentu Kosova ka vështirësi me u kyç në këtë zonë për shkak se vetvetiu shkëmbimet ekonomike  tregtare i ka shumë të vështira me disa prej fqinjëve në rajon , pra ka vështirësi. Ne sikurse e dini jemi të interesuar pra , pra Kosova është e interesuar që përmes “Procesit të Berlinit” dhe një përkushtimi që ekziston nga ky proces pra të merr pjesë në zhvillimet rajonale edhe po ashtu që të përshpejtojë procesin e vet drejt BE-së por janë disa vështirësi që duhet të trajtohen”, ka thënë ai.

Kryeministri Haradinaj po ashtu ka shtuar se ende është herët të jepet ndonjë vlerësim për këtë çështje.

” Ju jeni në dijeni që kemi caktu koordinatorin  Gazmend Abrashi nacional mirëpo jemi në një fazë të hershme të japim një vlerësim definitiv ose final se si do të rrjedhë ose se si do të kyçet Kosova në këtë proces”, ka thënë ai.

/arbresh.info/

Të ngjashme