Drejtori për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të KE-së, Christian Danielsson, gjatë takimin me kryeministrin, Ramush Haradinaj, thotë se ka zhvilluar diskutime të përbashkëta për përkrahjen e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në veçanti reformat në disa fusha, raporton arbresh.info.
“Reforma në ekonomi, sistemin e arsimit, administratë publike, menaxhimin e financave publike dhe strategjisë për energji,” është shprehur Danielsson në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Haradinaj, pas takimit.
Të dy bashkë, sot kanë bërë lansimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike.
“Do të vazhdojmë përkrahjen me këshillim, dhe asistencë financiare. Nga 1999 2.5 miliardë euro janë zotuar për Kosovën në këtë drejtim, dhe ne po vazhdojmë me 100 milionë euro për çdo vit,” është shprehur Danielsson.
/arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation