Turqia e gatshme ta ndihmojë sistemin e drejtësisë në Kosovë

11:26 | 4 Tetor 2017
M. A.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi kanë pritur në takim delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca.

Ministri Tahiri dhe Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca, shprehën interes të veçantë për shkëmbim të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Tahiri për pritjen dhe u shpreh i gatshëm ta ndihmoj sistemin e drejtësisë në Kosovë, e veçanërisht Prokurorin e Shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme