Google ADS

Deputetët bëjnë fushatë në Kuvend me marrëveshjen IPA

11:02 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të bëjnë fushatë sot në Kuvend, në seancën që po mbahet për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes IPA mes Kosovës dhe BE-së.

Deputetet si Teuta Haxhiu nga AAK dhe Fitore Pacolli nga Vetëvendosje kanë filluar të flasin se si do të veprojnë partitë e tyre me shpërndarjen e fondeve të IPA, shkruan arbresh.info.

Në këto momente ka reaguar kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti i cili ka thënë se do të ndërpres fjalimet e deputetëve pasi nuk është hapur diskutim për shpërndarjen e mjeteve të kësaj marrëveshjeje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme