Dëmton rrethojat e tokës me ekskavator

10:56 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Radost të Rahovecit, i cili me ekskavator ka dëmtuar rrethojat e një prone.

“Me 03.10.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur dyshohet për shkak të një kontesti pronësor, me ekskavator i ka dëmtuar rrethojat në pronën e viktimës mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport e Policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme