Google ADS

Hoti: E votojmë IPA-n, deshëm t’i tregojmë Qeverisë se nuk munden pa ne

10:47 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se marrëveshjet si IPA që janë të rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe nuk mund të miratohen pa votat e opozitës shqiptare.

Hoti tha gjatë seancës së Kuvendit për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes IPA mes Kosovës dhe BE-së se kjo marrëveshje është e rëndësisë nacionale dhe si të tillë, LDK-ja do ta votoj, shkruan arbresh.info.

“Prioritetet që kanë përcaktuar në këtë marreveshje janë negocciuar në detaje nga ish-ministrat e Qeverisë. Kjo marrëveshje është e rëndësisë nacionale dhe nuk mund të lejojmë që kjo marrëveshje të mos ratifikohet. Ajo që kemi thënë dje ka qenë se kemi dashur t’i tregojmë Qeverisë së marrëveshjet e tilla nuk mund të kalojnë pa votat e opozitës shqiptare”, tha Hoti.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme