Google ADS

Pengesa për rikthimin e myslimanëve të Arakanit në territoret e tyre

11:05 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Për rikthimin e myslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh si pasojë e sulmeve të ushtrisë dhe bandave budiste, qeveria e Mianmarit ka vendosur kushtin që ata duhet të jenë të pajisur me dokumente zyrtare. Por, shumica e myslimanëve të Arakanit që nuk pranohen si “nënshtetas” nuk janë të regjistruar, raporton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e ministres së Punëve të Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Kyi është njoftuar se myslimanët e Arakanit të strehuar në Bangladesh do të ripranohen në Mianmar në rast se janë të pajisur me dokumente zyrtare ashtu siç parashikohet edhe në marrëveshjen e arritur në prill të vitit 1992 mes Bangladeshit dhe Mianmarit.

Në marrëveshjen e vitit 1992 që përmendet në deklaratë thuhet se do të pranohet rikthimi në vend i myslimanëve të Arakanit që janë të pajisur me kartën e identitetit të vlefshme të Mianmarit, por sipas një ligji në vitin 1982 në Mianmar bëhet e ditur se nuk janë të pajisur me kartë identiteti shumica e myslimanëve të Arakanit të cilëve u është marrë e drejta e nënshtetësisë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto pavarësisht se qeveria e Mianmarit ka njoftuar se do të rimarrë muslimanët e Arakanit, parashikohet se ato do të mbeten pothuajse të gjithë në Bangladesh për shkak se nuk do të kenë mundësinë që të përmbushin kushtet e nevojshme.

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Në këtë mënyrë ende nuk mund të verifikohet numri i saktë i viktimave, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë shënjestruar mbi 200 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur.

Afërsisht 84 përqind e 2 milionë myslimanëve të Arakanit të cilët që nga viti 1970 përballen me sulmet sistematike të spastrimit etnik në Mianmar kanë qenë të detyruar të strehohen në vendet përreth.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme