Rita Ora shkëlqen te Ellen DeGeneres (FOTO)

10:38 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Rita Ora vazhdon të jetë një prej yjeve me paraqitje të shumta televizive.

Bukuroshja shqiptare u shfaq plot disponim në një nga emisionet më të shikuara, te prezantuesja Ellen DeGeneres.

Ajo te Ellen u shfaq me veshje ku dominon ngjyra e kaltërt me detaje tjera, të cilat e bëjnë atë të duket fenomenale.

screenshot_2
“Mos harroni të kyçeni te Ellen. Unë do të performoj dhe do të kemi një bisedë të shkurtër”, ka shkruar Rita në postimin e saj.

26 vjeçarja ka kohë që s’ka publikuar këngë të re, por mbetet aktive në skenë.

screenshot_3
Bukuroshja pritet të publikojë së shpejti albumin e saj të ri, të cilin po e punon me Ed Sheeran.

Rita Ora së fundmi është parë në shoqëri të Neymar dhe Lewis Hamilton.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme