Google ADS

Totti e mbyll ende pa filluar

08:53 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Kursi i Francesco Totti për licencën e trajnerit UEFA “B”, në të cilin ishte regjistruar kapiteni i Romës dhe që po zhvillohet aktualisht në Trigoria.

Aventura e tij e re si drejtues, në krah të drejtorit sportiv të AS Roma, Monchi, është më impenjative sesa parashikohej dhe koha e lirë që Totti mendonte do të kishte kur të linte futbollin është e zvogëluar në minimum. Pastaj, rolet e ndryshëm si përfaqësues i Romës në Itali dhe në Europë e kanë detyruar Francesco të bëj një hap prapa dhe ta shtyjë për një momentin tjetër fillimin e karrierës së trajner.

“Shoqata e trajnerëve italianë AIAC shpreh keqardhjen më të sinqertë për largimin e Franesco Totti nga kursi i trajnerëve UEFA “B”, që po zhvillohet në Romë. Në vend të tij do të regjistrohet një tjetër ish-kampion i botës, me kërkesë të klubit Roma: Simone Perrotta. Francesco Totti ka treguar edhe janë fushe se është një kampion i vërtetë dhe për respekt të kolegëve dhe pedagogëve hoqi dorë nga kurse duke parashikuar që mungesat e tij do të ishin të shumta. Për momentin mund t’i urojmë vetëm që të bëhet “Mister” në të ardhmen,” – lexohej në komunikatën e klubit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme