Google ADS

14 për qind e Policisë së Kosovës janë femra

08:44 | 4 Tetor 2017
M. A.

Antigona Çitakun, zëdhënëse nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës tha konferenca “Gratë police dhe zbatimi i ligjit në Australi”, ishte një rëndësie e veçantë në të cilën morën pjesë gra police nga 60 vende të botës, ku janë shkëmbyer përvoja të ndryshme sa i përket aspektit policor në zbatimin e ligjit.

Në këtë konferencë tha ajo, është organizuar edhe një paradë e grave police , ku gratë police nga Kosova kanë prezantuar shtetin e Kosovës.

Çitaku tha se në këtë konferencë janë prezantuar të arriturat e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe sipas saj, ceremonia e organizimit të paradës ishte diçka madhështore.

Ajo tha se roli i Shoqatës që funksionon brenda policisë së Kosovës është tejet i rëndësishëm meqenëse qëllim kryesor ka fuqizimin e rolit të gruas brenda policisë dhe të përgatitjen e grave në proceset vendimmarrëse.

“Në planifikojmë të organizojmë disa fushata promovuese më qëllim që të nxisim edhe gratë tjera që të jenë pjesë e Policisë së Kosovës. Në polici jemi 14 për qind gra dhe synojmë që kjo përqindje të rritet meqenëse roli i gruas brenda policisë është tejet i rëndësishëm”, tha ajo në programin e mëngjesit në RTK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme