Google ADS

Vidal me ekip të ri

08:20 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

“Corriere dello Sport” raporton se Arturo Vidal është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Arturo Vidal mund të largohet nga Bayern Munich.

Mesfushori kilian ka dhënë gatishmërinë e tij për transferim në Inter.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se ylli kilian është i gatshëm të rikthehet në Serie A ku luajti me sukses te skuadra e Juventusit.

Vidal kërkohej nga Inter edhe para fillimit të këtij sezoni.

Por, me largimin e trajnerit Carlo Ancelotti, “Nerazzurrët” besojnë se e kanë më të lehtë ta bindin Vidalin që të ndahet nga kampioni i Bundesligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme