Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson sot dhe nesër do ta vizitojë Kosovën, për të lansuar Programin për Reforma Ekonomike dhe për tu takuar me përfaqësuesit e Qeverisë, liderët politik dhe akterë tjerë.
Danielsson fillimisht do të takohet më kryeparlamentarin Kadri Veseli për të vazhduar takimet me pastaj me kryeministrin Ramush Haradinaj, ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha, Ministrin e Punëve të Jashtme Behxhet Pacollin si dhe Ministrin e Financave Bedri Hamza.
Ai gjithashtu do të takojë edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe përfaqësues të Listës Serbe.