A janë këto prova se duhet të punojmë vetëm 3 orë në ditë?

07:04 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Sa herë ke pasur idenë në kokë se ke punuar për orë të tëra, je lodhur shumë, por kur sheh orën është vetëm 11.00?!

Jemi të gjithë mbështetës të studimit më të fundit, rezultatet e të cilit do t’ju pëlqejnë të gjithëve!

Sipas kërkuesve, koha mesatare e punës, asaj produktive, është 2 orë 3 53 minuta. Pra, as një e treta e punës që mendojme apo themi se bejme. Me një bllok në dorë, shkoni te shefi dhe tregojini pikat e mëposhtme:

Kjo është lista me 10 përgjigjet më të shpeshta që kanë dhënë njerëzit për aktivitetin e përditshëm, në orarin e punës:

  1. Kontrolloj rrjetet sociale 47%- për 44 minuta
  2. Lexoj lajme në portale 45% për 1 orë e 5 minuta
  3. Bisedoj me kolegët për aktivitetet pas pune 38% për 40 minuta
  4. Përgatis çaj ose kafe 31 % për 17 minuta
  5. Pi një cigare 28 % për 23 minuta
  6. Flas në uacap 27% për 14 minuta
  7. Përgatis dicka për të ngrënë 25% për 8 minuta
  8. Ha atë që përgatita 24% për 7 minuta
  9. Flas me miqtë ose partnerin 24% për 18 minuta
  10. Kërkoj punë të re 19% për 26 minuta

Pra, kërkuesit arrijnë në rezultatin se ditës së punës i ngelen vtëm 3 orë, gjithnjë nëse nuk ndiheni si të përgjumur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme