Google ADS

Shqiptari kërkohej në Gjermani, por kapet në Itali

01:27 | 4 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një 23-vjeçar shqiptar, Dragan Hasanaj, u arrestua nga Policia italiane në Raguz, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se ishte pjesë e një bande që vidhte shtëpi në Gjermani.

Falë bashkëpunimit mes policisë gjermane dhe italiane, u bë e mundur kapja e Hasanajt, pasi u njoftuan nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor se ai mund të ishte i pranishëm në territorin e Ibleas.

Shqiptari në kohën e kapjes nuk kundërshtoi dhe nuk bëri rezistencën. Shqiptari u arrestua dhe ndodhet në burg në pritje të vendimit nëse do të hetohet nga autoritetet gjermane apo ato italiane, shkruan lasicilia.it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme