Arsyeja pse lidhjet moderne dështojnë

23:39 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Lidhjet janë të vështira, ndërsa 42% e martesave përfundojnë në divorc, ndërsa ekspertët po kërkojnë t’i gjejnë arsyet pse shumica po dështojnë në to.

Sipas profesorit të psikologjisë, Eli Finkel, ne thjeshtë jemi shumë idealistë kur vjen puna tek lidhjet.

Finkel, që ligjëron në Northwest University në Illinois, beson që kemi shumë pritshmëri nga nga lidhjet romantike, dhe duhet që t’i ulim drastikisht këto pritshmëri nëse ndonjëherë duam të ndjehemi vërtetë të përmbushur, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Finkel, që foli për The Atlantic për librin e tij të ri “The All-Of-Nothing Marriage: How the Best Marriages Work”, shpjegoi se pse të kuptuarit tonë ndaj martesës ka ndryshuar në vitet e fundit, duke bërë që të kërkojmë ma shumë nga partnerët se sa që do të kishim kërkuar dikur.

Sipas tij, këto pritshmëri bëjnë presion te partnerët e që çon në prishjen e lidhjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme