Google ADS

Arabi Saudite: Djali bën selfie i gëzuar, tanimë nëna mund të vozisë

23:01 | 3 Tetor 2017
Trina Galanxhi

“Unë pres që nëna ime të jetë gruaja e parë saudite që do të kalojë nëpër pikat e kontrollit Al-Raq’i. Falë burrave të sigurisë”, ka shkruar regjisorit saudit, Fahad al-Sharif.

Postimin e tij ai e ka bërë në llogarinë zyrtare në Twitter, përderisa nëna e tij po voziste në rrugën që lidh kufirin saudit me Kuvajtin, transmeton portali arbresh.info

7aa14c49-2cda-40b7-9659-938bb8f09bee

Postimit të tij ai i ka bashkëngjitur edhe një hashtag në mbështetje të grave saudite që tanimë e kanë të drejtën të vozisin.

Dekreti që lejoi gratë për të përzënë pritet të sjellë një zhvendosje sociale në Arabinë Saudite dhe të heqë frikën joreale që ka penguar progresin dhe zhvillimin për një kohë të gjatë.

Mbreti saudit Salman bin Abdul Aziz, nxorri një dekret mbretëror që u jepte grave të drejtën për të vozitur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme