Një javë para sulmit në Las Vegas, agresori deponoi para në Filipine

22:40 | 3 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sulmuesi i Las Vegas, Stephen Paddock, një javë para sulmit, ku mbetën të vrarë 59 persona, deponoi rreth 100 mijë dollarë (85 mijë euro) në një bankë në Filipine.

E dashura e tij, Marilou Danley, e cila ishte jashtë vendit gjatë kohës së sulmit, dyshohet se ka lidhje familjare në Filipine, transmeton portali arbresh.info

Ende nuk është e qartë nëse paratë ishin për familjen e saj, apo për ndonjë qëllim tjetër.

Autoritetet ende janë duke hetuar rastin e pensionistit, i cili kishte varësi nga lojrat e fatit, por nuk kishte të kaluar kriminale.

Gjatë sulmit kanë mbetur të plagosur më shumë se 500 persona, ndërsa përgjegjësinë e morri Shtetit Islamik.

FBI ka reaguar duke thënë se sulmi nuk kishte asnjë lidhje me grupin terrorist./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme