Kreu i grupit parlamentar Dveri Boshko Obradoviq sot gjatë përcaktimit të rendit të ditës të Parlamentit të Serbisë kërkoj që të pranohet rezuluta e kësaj lëvizje që vetën e quan mbrojtës të Kosovës.
Ai madje ka me veti në parlament pati një guri të madh për të cilin thotë se e ka sjell nga Kosova. Ai duke e ngritur gurin filloi të këndonte këngën “Atdhe” nga Dura Jakshiq, shkruan gazeta serbe blic.
Kryetarja e Kuvendit Maja Gojkoviq shpalli një pushim dhe kërkoi që guri të largohej.
“Unë nuk e kuptoj pse do të ju shqetësojë gur që kam dje sjellë nga Kosova dhe Metohija, dhe poezia” tha Obradovic.
Udhëheqësi i Dveri Boshko Obradoviq, thotë për ‘Blic’ se guri është marrë dje në Kosovë dhe Metohi, si një vend të shenjtë personal, dhe se për të kjo nuk është gur i zakonshëm “, por themeli i vendit tonë”.
Obradovic u bëri thirrje deputetëve të miratojnë rezuluten.
“Kjo rezolutë është një shans për t’u kthyer në rrugën patriotike,” tha Obradoviç përfaqësuesve të shumicës qeverisëse.
Propozimi i tij nuk u miratua sepse vetëm tetë deputetë votuan në rendin e ditës për ta vënë këtë rezolutë në fuqi.
Ai tha se pa vështirësi e kishte futur gurin në kuvend./indeksonline
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...