I lodhur nga numri i madh i lëndimeve të tij, presidenti Florentino Perez është duke menduar të shes sulmuesin 28-vjeçar.
Presidenti i Real Madridi është i “çmendur” me lëndimin e fundit që Gareth Bale ka pësuar, transmeton portali arbresh.info.
Për të 19-tën herë qysh pas transferimit te klubi në La Liga nga Tottenhami, sulmuesi qëndron jashtë fushës për shkak të një problemi dhe gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që Perez është i “ngopur” dhe do të lejojë atë të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit.
Manchester United është një admirues i madh i 28-vjeçari dhe do të jetë i interesuar për të parë atë që ndodhë në reprezentuesin uellsian. Perez thuhet se i ka thënë Bales të shkojë në detyrë te Uellsi por të jetë shumë i kujdesshëm pasi një tjetër lëndim mund t’i jap fund karrierës së tij në Real Madrid.
Tani, sulmuesi është përjashtuar për një muaj jashtë fushe për shkak të lëndimit dhe do të mungojë kundër Gjeorgjisë dhe Republikës së Irlandës pas ankesave për dhimbje në pulpë të këmbës.
“Ai do të udhëtojë me skuadrën e tij kombëtare”, ka thënë Zinedine ZIdanes pasi e pushoi atë për ndeshjen në La Liga kundër Espanyolit.
“Ai mund të luante për ne [kundër Espanyolit] por unë preferova të lë atë jashtë pasi kishte një ankesë të vogël. Ai është mirë. Pas shumë ndeshjeve si startues në fillim të sezonit dhe katër muajve si i lënduar, ai u lëndua edhe në ndeshjen kundër Dortmundit”
“Ai pësoi tërheqje muskulore por në fund nuk është asgjë. Nuk është një lëndim. Kam folur me të dhe doktorët”
Bale ka shënuar tri gola dhe ka krijuar tri asistime brenda nëntë paraqitjeve në të gjitha kompeticionet për Real Madridin deri tani këtë sezon./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...