Samsung plane për telefon të ri

19:12 | 14 Mars 2015
Arbresh.info

Samsung po punon për përgatitjen e telefonave të rinj të cilët do të jenë të ngjashëm me Galaxy S6.

Galaxy S6 është telefoni i parë i Samsungut që përbëhet nga xhami dhe metali ndërsa është paralajmëruar se nuk do të jetë i fundit me këtë përbërje.

Bashkë-drejtori ekzekutiv, Shin Jong Kyun ka thënë se pajisjet me alumin, të holla dhe me ekrane high-definition do të jenë në fokus të Samsungut.

“Samsungu e ka si synim forcimin e pozitës si lider në tregun e pajisjeve Premium dhe synon që në këtë aspekt të lansojë pajisje tjera”, ka thënë ai. Akoma nuk dihet se kur ky telefon do të dalë në treg. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme