Pacolli: Tani është koha që Selimi të ndërtojë Prishtinën

19:28 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli, shtyllë kryesorë ka të rinjtë e qytetit, përcjell arbresh.info.

Jam i lumtur që shohë rininë dhe Selimi ka vepruar drejtë se shtyllë kryesore dhe mbështetje e ka përzgjedh rininë”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka thënë se fushata e AKR-së është dinjitoze e urtë, pa fryrje dhe pa bërryla.

AKR nuk ka prodhua politikan por njerëz dinjitoz, të punës, të sinqertë dhe kjo është pika jonë e fortë”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli nuk abuzon me mjetet që nuk i takojnë atij dhe sipas tij kjo është përparësia e tij në këtë garë.

Presidenti i AKR-së ka thënë se në qoftëse, kandidati i AKR-së Selim Pacoll, dëshiron që në të ardhmen të mbahet mend si një kryetar i mirë për kryeqytetin duhet të zhvendos Univeristetin e Prishtinës  në një vend më të mirë me qëllim që studentët të mund të studiojnë ashtu si duhet.

Selimi nëse do të lë shenja se ka qenë ai kryetar i mirë i Prishtinës duhet të bëjë çmos ta zhvendos Universitetin e Prishtinës, un kam pyet si bëhet kjo dhe ne kemi ardhë në konkludim se mund të zhvendoset duke mos i kushtuar as buxhetit qendror e as komunës, vetëm duhet të krijohet një konstrukt financiar i arsyeshëm dhe është i mundur se sot tokat ma të mira janë të universitetit dhe këto toka kanë një vlerë dhe vlera e këtyre tokave ndërton shumë universitete. Në do të mundohemi së bashku me qeverinë qendrore ta bëjmë këtë pa i kushtuar buxhetit komunës dhe Kosovës të zhvendoset universiteti si në vendet e jashtme ku studentët të kenë hapësira dhe ambient akademik”, ka thënë Pacolli.

Tutje ka thënë se vendet ku të cilat kanë qenë të Universitetit të Prishtinës, sipas tij do të kthehen në parkingje dhe infrastrukturë shtesë.

Pacolli ka thënë se tjetër pikë e rëndësishme në platformën e programore të kandidatit të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli, janë edhe autobusët ekologjikë.

Selimi ka në programin e tij autobusët ekologjikë, ato ecin me energji alternative dhe më duket se këtë do të bëjmë realitet dhe Prishtinës do t’ia kthejmë mjetet ekologjike të transportit publik.

Autobusët që sot qarkullojnë dhe e ndotin ajrin që e thithin ne, do të shndërrohen në autobus ekologjikë poashtu harxhojnë shumë pak elektrikë dhe nuk harxhojnë shumë”, ka treguar ai.

Në qeverinë e Selimit qyteti do të ketë një dukje tjetër, do të përqendrohet në rregullimin e fasadave.  Tani është koha që Selimi të ndërtojë Prishtinën”, ka thënë Pacolli në fjalën e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme