Ministri Sefaj priti në takim Kryeprokurorin e shtetit turk

18:07 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues Kryeprokurorin e Shtetit nga Republika e Turqisë, Mehmet Akarca. Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë.

Ministri Sefaj falënderoj kryeprokurorin Akarca për ndihmën e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës, në avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Kryeprokurori Akarca konfirmoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe se Turqia do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme