Ylli i Arsenalit ka munguar në seancën stërvitore të së hënës me skuadrën e tij kombëtare për shkak të një lëndimi të vogël.
Sipas ‘El Mercurio’, Alexis Sanchez iu bashkua skuadrës kombëtare me një lëndim të vogël në muskuj dhe është liruar nga seanca stërvitore, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari është duke iu nënshtruar trajtimit dhe Kili beson që sulmuesi i Arsenalit do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror kundër Ekuadorit mbrëmjen e së enjtes.
Skuadra e Juan Antonio Pizzit aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë në tabelën e kualifikimeve dhe kërkon të fitojë dy ndeshjet e tyre të fundit, kundër Ekuadorit dhe Brazilit, për të pasur ndonjë shans që të arrijë vitin e ardhshëm në Rusi.
Sanchez luajti për 90 minuta në fitoren 2 me 0 të Arsenalit kundër Brightonit dhe asistoi në golin e Alex Iwobit.
Sanchez do të luaj gjithashtu kundër Brazilit të martën e ardhshëm para rikthimit në Premierë Ligë për ndeshjen e Arsenalit kundër Watfordit./arbresh.info/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...