Google ADS

Religjioni është i bazuar mbi frikën

17:35 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Filozofi anglez Bertrand Russell, me anë të një eseje “Përse nuk jam një i krishterë” ka treguar përshtypjet e tij për religjionin dhe fenë duke treguar pse e ka refuzuar komplet konceptin e religjionit, shkruan arbresh.info.

kjo është një ese e shkurtër e shkruar nga filozofi që në vitin 1927, me 6 mars.

“Religjioni është i bazuar kryesisht mbi frikën. Pjesërisht është terrori nga e panjohura dhe pjesërisht është dëshira për ndjenjën se e keni një vëlla më të vjetër i cili do iu qëndrojë pranë sa herë që keni telashe dhe grindje. Frika nga e mistershmja, frika nga mposhtja, frika nga vdekja. Frika është nëna e mizorisë, prandaj nuk është çudi nëse mizoria dhe religjioni ecin dorë për dore. Kjo ndodh sepse frika është bazamenti e këtyre dyjave.

Në këtë botë, ne mund të fillojmë t’i kuptojnë gjërat nga pak, e nga pak edhe t’i zotërojmë me ndihmën e shkencës, e cila rrugën e vetë e ka hapur hap pas hapi, përkundër kundërshtive nga perceptimet e vjetra. Shkenca mund të na ndihmojë ta kapërcejmë këtë frikë me të cilën kanë jetuar shumë gjenerata të njerëzimit. Shkenca mund të na mësojë, dhe mendojë që edhe zemrat tona mund të na mësojnë.

Të mos shikojmë më përreth për mbështetje imagjinare, të mos shpikim më aleat qiellor, por më shumë të orientohemi tek përpjekjet tona këtu poshtë, ta bëjmë këtë botë një vend të përshtatshëm për të jetuar dhe jo një vend të tillë siç e kanë bërë Kishat përgjatë gjithë këtyre shekujve.”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme