Tahiri: Nëse akuzat për Rikalon janë të vërteta do të dal i pari në protesta për shkarkimin e tij

16:08 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Debuteti i Aleancës Kosova e Re , Labinot Tahiri në seancën e Kuvendit ku po bisedohet për akuzat që i janë bërë ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo ka thënë ka thënë se ky debat  i sotëm po i duket i kotë derisa ka shtuar se se është i favorshëm për ato familje që kanë ngrit akuza për ministrin Rikallo.

“Nëse ato akuza janë të vërteta unë zotohem se do te jem i pari në protesta për me shkarku zotëri Rikallon”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka folur edhe për atë se nga cilat parti ka pasur ftesë për t’iu bashkuar duke thënë se të gjitha partitë politikë i kanë bërë ftesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme