Miley Cyrus dhe Adam Sandler nderuan viktimat e Las Vegas me një shfaqje të veçantë.
Dyshja doli në skenën e “The Tonight Show”, për një duet me këngën “No Freedom”, të Didos, të hënën në mbrëmje, transmeton Klan Kosova.
“Këtë mëngjes u zgjuam me lajmin në lidhje me të shtëna të pakuptimta – këtë herë në Las Vegas. Përballë tragjedive dhe akteve të terrorit, duhet të kujtojmë se e mira ende ekziston në këtë botë. Ne jemi këtu për t’ju argëtuar sonte dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, tha Jimmy Fallon gjatë hapjes së shfaqjes.
Më vonë, Miley shfrytëzoi Twitter-in për të falënderuar Adam, i cili ishte mysafir i planifikuar për këtë shfaqje, për t’u bashkuar me të në skenë.
“S’ka dashuri pa liri, s’ka liri pa dashuri. Faleminderit shumë Adam Sandler që bashkove me mua sonte për t’i kujtuar të gjithë ata që humbën jetën”, shkroi këngëtarja.
https://www.youtube.com/watch?v=8z2RgsLSn-c
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën