Banorët e fshatit Minzitarovo (Bashkiria në Rusi) tash e katër vjet janë duke bërë një jetë të shëndoshë pa alkool, pasi në këtë vend ndalohet shitja e alkoolit dhe produkteve të duhanit.
Gjatë festave konsumojnë vetëm çaj, kurse në manifestimet lokale banorët preferojnë të bëjnë një jetë të shëndoshë. Në hyrje të këtij fshati gjendet një tabelë me mbishkrim “Territori i jetës së shëndoshë”, si rikujtim për banorët dhe mysafirët se në këtë vend nuk konsumohet dhe shitet alkooli, transmeton Telegrafi.
Lufta kundër dehjes në Minzitarovo ka filluar në vitin 2013, kur autoritet lokale përpiluan një ligj që ndalon shitjen e produkteve të alkoolit. Tani në këtë fshat është e ndaluar shitja e alkoolit dhe cigareve në një rreze prej një kilometri larg zyrave administrative, shkollave dhe shtëpisë së kulturës.
Banorët e asaj zone thonë se me ligjin që është në fuqi, kanë për qëllim të edukojnë brezat e rinj, pasi që të rriturit vështirë se mund të riedukohen. Në këtë fshat promovohet sporti, dhe për çdo vit organizohen forume të shëndetësisë.
Ish-udhëheqësi lokal Iljham Imajev, që kishte iniciuar këtë ligj për ndalimin e shitjes së alkoolit, ka deklaruar se në fillim askush nuk kishte besuar në suksesin e këtij ligji.
“Unë kam qenë pjesë e atyre që kanë pirë, kurse tani nuk e konsumoj as edhe një pikë alkool. Në familjen time nuk konsumohet alkooli, por as të afërmit nuk e preferojnë. Në fshatin tonë nuk kemi të dehur që bredhin rrugëve”, ka shtuar Imajev.
Në këtë fshat mund të gjendet alkooli vetëm në një market privat, në të cilën thonë se shitet birra dhe vodka, por deri më sot nuk ka pasur blerës të këtyre produkteve.
Banori i fshatit Ramil Shavalejev pranon se nuk i pëlqen të rikujtoj kohën kur kishte pirë, por shtoi se sot është njëri nga njerëzit më të respektuar në fshat.
“Kam pirë shumë, nuk kam mundur të ndalem. Po të mos hiqja dorë nga alkooli, sigurisht se do të vdisja diku ose do të ngrihesha nga të ftohtit”, thotë Ramil, i cili ka hequr dorë nga alkooli para dhjetë viteve, kurse gjatë vitit të kaluar në mënyrë simbolike kishte “varrosur” pakon e fundit të cigareve.
Kryetari i fshatit Ilshat Mudarisov nuk e di se sa kushton sot vodka, por pretendon se shumë bashkëfshatar e falënderojnë çdo ditë për propagandën që kishte bërë për alkoolin dhe të dehurit.
“Pse të harxhoj paratë në helm, më mirë të blejë ëmbëlsira dhe bombola”, ka shtuar Mudarisov, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq fermerët e kësaj zone janë shprehur të gatshëm t’i dënojnë, apo t’i shkarkojnë nga puna të gjithë punëtorët e tyre nëse i zënë duke pirë alkool. Por, një gjë e tillë deri më sot nuk ka ndodhur, pasi që askush nuk dëshiron ta humb punën.
Ata në vend të vodkës pinë ujë nga një burim, me të cilin thonë se përgatitet shpejt çaji.
Këshilli i fshatit shpesh organizon mbledhje në të cilat të rinjtë kanë rastin të dëgjojnë të moshuarit duke u folur për dëmet që mund t’ua shkaktojë alkoolit, nikotina dhe narkotikët.
“Pas këtyre mbledhjeve njerëzit thjesht ndihen të turpëruar të pinë apo ecin të dehur nëpër rrugë”, ka shtuar Mudarisov.
E moshuara Madina Gimadejeva, ka pranuar se të gjithë në fshat bëjnë një jetë të shëndetshme, dhe se të moshuarit ndihmojnë kryetarin në realizimin e projekteve.
Këshilli Uktejevo, që përfshin pesë fshatra në mesin e të cilëve është edhe Minzitarovo, në vitin 2013 ka fituar në garën për “fshatin esëll” duke fituar 20 mijë ruble, në konkurrencën e fortë që morën pjesë afro 80 fshatra.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...