Kandidatja për kryetare e komunës së Tetovës, e propozuar nga BDI-ja Teuta Arifi sot e vizitoi lagjen Çarshia e Epërme, ku para banorëve theksoi se në katër vitet e kaluara këtu janë realizuar shumë projekte në infrastrukturë. “Ura te shkolla e vjetër e mjekësisë është në fazë përfundimtare, janë vendosur blloqe dhe ditëve në vijim sipas paralajmërimeve nga ekspozuesi ajo do të asfaltohet dhe do të lëshohet në përdorim.
Kjo në pjesë të madhe do të kontribuojë për lehtësimin e komunikacionit të automjeteve motorike sepse këtu 20 vjet nuk ka pasur mundësi për kalim përmes urës me automjete”, tha Arifi. Shtoi se nga aktivitetet tjera tërësisht është asfaltuar rruga para policisë në pajtim me standardet me vendosjen e kanalizimit atmosferik, ndriçim, trotuar dhe asfaltim të rrugës. Paralajmëroi se për dhjetëra shtëpi do të fillojë edhe rindërtimi i rrugës “Murat Baftijari” në parimin e njëjtë si dhe ajo para policisë me çka, beson se do të zvogëlohen problemet në komunikacion në këtë pjesë të qytetit. Në lidhje me akuzat e VMRO-DPMNE-së se komuna ka angazhuar numër shtesë të punëtorëve për nevojat e NPK Tetovë rreth pastrimit të qytetit gjatë fushatës zgjedhore që është në kundërshtim me Kodin zgjedhor Arifi tha se të gjitha punësimet janë në pajtim me të gjitha rregullat ligjore.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...