Djali i Ukshin Hotit befason në Kuvend, u jep leksione deputetëve se çka duhet të diskutohet

15:04 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti njëherësh djali i intelektualit shqiptar Ukshin Hoti ka folur sot për herë të parë në foltoren e Kuvendit duke kërkuar që të diskutohet për çështje me rëndësi për qytetarët e Kosovës në vend se të flitet për ministrin Rikalo.

Hoti ka thënë se ka menduar se do të bëhej deputet për të folur për rininë dhe mundësitë që mund tu krijohen atyre duke thënë se ata janë në gjendje shumë të rëndë, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se është e panevojshme të humbet kohë duke folur për rastin ‘Rikalo’.

“T’i kthehemi agjendës tonë politike, interesit të qytetarëve dhe ligjeve për të cilat jemi këtu. Kam menduar që do të flasë këtu për ligjet për rini. Nuk e di a e dini por rinia në Kosovë është keq. Rinia në Kosovë bredh rrugëve, është e papunë, është e pashpresë.  Kam menduar se do të vijë këtu dhe do të flasë për gjendjen e shëndetësisë. Në shumë vende kanë filluar t’i gjuajnë prodfuktet agrokuklturore sepse nuk po mund t’i shesin. Prandaj më mirë do të ishte që të diskutohej për këto çështje sesa për ministrin Rikalo”, ka thënë Hoti duke përmendur edhe shumë çështje të tjera të rëndësishme të cilat siç tha, kanë nevojë urgjente për diskutim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme