Albin Kurti: Dëshmitarët janë të rrezikuar, mbështes mocionin për shkarkim të Rikalos

14:41 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka thënë se është e palogjikshme që kryeministri të pyes tri institucione të drejtësisë rreth dyshimeve se një ministër i tij ka kryer krime luftë ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur siç ka thënë, kanë dhënë dëshmi 20 persona dhe këtë barrë do të duhej ta merrte vetë ministri që po akuzohet, Nenad Rikalo.

Kurti ka thënë se AKI, Policia dhe Prokuroria nuk kanë mundur t’i thonë Haradinajt se kanë informacione për Rikalon sepse siç ka thënë, në këtë rast do të shkatërroheshin institucionet.

Sipas tij, Rikalo është i verifikuar por jo prej Kosovës por prej presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan arbresh.info.

“Ato nuk kanë mundur të mos përgjigjen negativisht. Pse barrën e provës për Rikalon ta marr Qeveria e jo Rikalo. Në Kosovë ka pasur gjenocid. Janë varë mbi 10 mijë civivë dhe janë dhunuar mijëra gra vetëm në luftën e fundit. Ne kemi shpallur pavarësi mirëpo pa vetëvendosje pa dekolonizim. Dhe ky është thelbi i problemit. Çdo serb që është mbi 36 vjeçar të bëhet ministër ai ta ketë barrën e provës e jo ku dëshmojnë 20 qytyetarë kryemninistri të pyes tri institucione, të cilat po të thonin po kemi prova do të shkatërroheshin institucionet. Edhe nëse ndonjë serb nuk ka bërë asgjë është legjitime dhe të pyetet se a di dikë që ka bërë diqka se nëse di dhe nuk tregon kjo është prapë pjesë e krimit”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se e mbështet mocionin e LDK-së që Rikalo të shkarkohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme