Askush më shumë se ata që luftuan nuk është i interesuar t’i sqarojë krimet e luftës

14:29 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë sot në Kuvend se askush më shumë se ata që luftuan për të drejtën dhe të vërtetën nuk është i interesuar për të zbardhur krimet e luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Isufi tha se çdo tentim për t’i dhënë ngjyrim politik rastit “Rikalo” vetëm e mjegullon më shumë këtë çështje, shkruan arbresh.info.

“Çdo tentim për tentim për t’i dhënë ngjyrim politike më shumë e mjegullon se që e nxjerr të vërtetën në shesh. Askush më shumë se ata që kanë luftuar për të drejtën dhe të vërtetën nuk është i interesuar që krimet të sqarohen”, ka thënë Isufi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme