Hani një shujtë të shëndetshme të mëngjesit çdo ditë, dhe zemra juaj do të jetë falënderuese.
Hulumtimet e publikuara në ‘Journal of the American College of Cardiology’ e kanë ndërlidhur shmangien e mëngjesit me një rrezik më të lartë të arterosklerozës – ku pllakat ndërtohen në arterie dhe i forcojnë e ngushtojnë ato, e që kjo direkt mund të shpijë në sëmundje kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.
Në këtë përfundim shkencëtarët kanë ardhur pasi i kanë studiuar më shumë se 4000 meshkuj dhe gra spanjolle, të cilët i kishin pyetur për dietat e tyre ditore dhe i kishin ndarë ata në tri kategori.
Grupi i parë dhe më i vogli, ata që nuk hanë mëngjes, kishin konsumuar më pak se 5 përqindëshin e kalorive totale në mëngjes – pra kishin konsumuar në mëngjes vetëm kafe, lëng apo ndonjë pije alkoolike.
Grupi i dytë dhe më i madhi, konsumuesit e një shujte të mëngjesit me pak kalori, kishin konsumuar mes 5 dhe 20 për qind të kalorive totale të tyre në mëngjes – duke konsumuar gjëra si kafja, lëngu, duke ngrënë ndonjë tost, pemë, etj.
Grupi i tretë, konsumuesit e një shujte të mëngjesit me shumë kalori, kishin konsumuar 20 për qind apo më shumë të kalorive të tyre totale në mëngjes – duke shijuar ushqime si domatja, proshuta, etj.
Arteroskleroza kishte qenë më e zakonshme te personat e grupit të parë, por gjithashtu edhe te grupi i dytë – pra tek ata të cilët kishin konsumuar në mëngjes ushqime me pak kalori.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...