Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se PDK është e qëndrimit se askush nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë nëse ka qenë i përfshirë në krime ndaj qytetarëve të vendit të saj.
Krasniqi tha gjatë interpelancës së kryeministrit Haradinaj në lidhje me rastin ‘Rikalo’ se ky i fundit ka qenë i përfshirë në jetën publike të Kosovës gjatë gjithë kohës së luftës mirëpo deri tani askush nuk kishte folur për të, duke hedhur dyshime se po bëhet luftë e brendshme politike mes shqiptarëve, shkruan arbresh.info
“Rikalo ka qenë i involvuar në jetën publike në Kosovë gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Ky nuk është shfaqur sot në publik por gjatë gjithë këtyre viteve ka bashkëpunuar me shumë persona që janë edhe sot në politikë. A dmth se akuzat ndaj tij janë të motivuara nga lufta politike brenda shqiptarëve? Në parim ne jemi të qëndrimit se askush nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë nëse ka qenë i përfshirë në krime ndaj qytetarëve të vendit tonë dhe nëse kjo dëshmohet kryeministri duhet të marrë masa menjëherë. Mirëpo këtë mund ta konstatojnë vetëm organet e drejtësisë”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde