Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq.
Mësohet se një burrë i moshës 77-vjeçare ka humbur jetën pasi është shqyer nga disa qen.
Dëshmitarët në vendngjarje bënë me dije se gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme, kur i moshuari Selami Mete doli si çdo ditë tjetër për të bërë një shëtitje në zone, shkruan JOQ.
Ai është sulmuar nga disa qen stani në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi është transportuar në spital, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkaq, gjithë familjarët janë të tronditur nga kjo që ndodhi. Nga ana tjetër, në polici është shoqëruar një çoban, pronar i qenit të stanit, për të sqaruar gjithë ngjarjen.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...