Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka paraqitur sot argumentet e tij në kërkesën për interpelancë të kryeministrit Haradinaj në lidhje me akuzat e disa qytetarëve të Prishtinës ndaj ministrit Nenad Rikalo për keqtrajtim gjatë kohës së luftës.
Hoti ka akuzuar Haradinajn se është ngutur me deklaratat e tij përderisa siç tha, është dashur ta shkarkojë ministrin Rikalo deri në zbardhjen e këtij rasti, shkruan arbresh.info.
“Fakti që kryeministri nuk ka marrë ende veprim në këtë rast reflekton pafuqinë e tij në vebdmimarrje si rezultat e ndikimit nga partia prej të cilit vjen ky ministër. Me 18 shtator 2017 mediat informuan se zonja Fexherije Beqiri mund ta kujtonte ende fytyrën e Rikalos. Familja e Beqiri jeton në katin 7 të një ndërtesë në Lagjen Dardania. Ajo kujton torturat dhe maltretimet që ai bënte ndaj banorëve shqiptar”, ka thënë Hoti.
Ai ka paraqitur mocionin e LDK-së në lidhje me këtë çështje duke kërkuar shkarkimin e ministrit Rikalo nga ana e kryeministrit Haradinaj dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve në lidhje me këtë rast./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?